Basha takime me qytetarë e biznese në Tiranë: Këtë betejë do ta përcaktojë rinia…

0
108

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka nisur ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.8 në kryeqytet.

“Mesazhi kryesor që kam për ju është se asnjë i ri nuk do të mbetet mënjanë. Në këto 30 ditë betejë janë për ju për ëndrrat tuaja, për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se prej 8 vitesh zëri i qytetarit nuk është dëgjuar.

“Suksesi ynë do të jetë suksesi i të gjithë Shqipërisë. Gjëja e parë që do të bëjmë kur të jemi në qeveri është kthimi i saj në funksion të njerëzve”, tha kryedemokrati.

 

“Lulzim Basha: Si je? Me shëndet?
Qytetari: Po ju?
Lulzim Basha: Familja si ёshtё?
Qytetari: Mirё! Mirё.
Lulzim Basha: Mbahu fort, këto valixhet pёr fat tё keq kanё filluar tё simbolizojnë largimin apo jo?
Qytetari: Po, çfarë do tё bёjmё.
Lulzim Basha: Njerëzit vijnë i blejnë dhe largohen, apo jo?
Qytetari: Keq na vjen! Ashtu ёshtё! Shumë, shumë tё vështira!”

“Qytetari: Një fjalë i thonë kryetar që, po qau fëmija nuk i jep nëna me pi. Më shumë se po qajnë kalamajtë po qajmë ne. Diçka që e kemi vetë në dorë, shpresojmë të bëhet më e mira.”

“Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.”

Duke i falënderuar për pritjen e ngrohtë, Basha tha se po përballet me të njëjtat ankesa në çdo takim ku u shpreh se vetëm ndryshimi që do vij më 25 prill është zgjidhja e çdo problemi. Sipas tij e vetmja nevojë që kanë qytetarët shqiptarë sot është një qeveri që mendon për ta, pasi në 8 vitet e fundit ka qenë inekzistente.

Lulzim Basha: Kjo është një betejë që do ta përcaktojë rinia shqiptare, siç ka përcaktuar të gjitha ndryshimet e mëdha. Dhe kjo është betejë për ndryshim, nuk është thjesht betejë për zëvendësim, është betejë për ndryshim. Nga ky ndryshim do të varet rruga Europiane e Shqipërisë. Pra nga ky ndryshim do të varet që të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi europiane për arsimim, që do të thotë universitete në Shqipëri me cilësi europiane, do të thotë edhe programe shkëmbimi ku më të mirët të kenë mundësi të shkojnë në universitete europiane të mësojnë aty, të krijojnë lidhje aty, të krijojnë mundësi për praktika pune. E vetmja gjë që keni nevojë për të hedhur këtë hap përfundimtar për të qenë si një europian është një qeveri që mendon për ju dhe j’ua bën më të lehtë, më të mundur arsimimin cilësor dhe punësimin. Dhe ky është misioni kryesor i qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Mesazhi kryesor që kam për ju dhe që dua ta shpërndajmë kudo është që asnjë i ri nuk do të mbetet mënjanë, asnjë i ri nuk do të shohë më largimin si shpresa e vetme se Shqipëria i ka mundësitë e jashtëzakonshme t’ju akomodojë, t’ju bëjë krenarë siç e bëni ju Shqipërinë krenare.
E kam nis lëvizjen tek medreseja, ecëm gjatë rrugës së Dibrës, takuam kryesisht sipërmarrës, tregjet, bizneset e vogla, dyqanet që janë aty. Pritja ka qenë shumë e ngrohtë. Në sytë e tyre duket qartë shpresa  dhe gëzimi për ndryshimin që po vjen, por gjendja është shumë e vështirë. E vështirë për ta dhe kuptohet që është e vështirë për ta sepse është e vështirë për njerëzit. Konsumi ka rënë, bojlerët janë në minimum, aftësia e familjeve për të siguruar bukën e gojës dhe ushqimet bazë kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ndryshimi është urgjent, sepse një vend me pasuri të jashtëzakonshme, një qytet me një pasuri dhe një bujari legjendare nuk mund të pranojë që për shkak të keqqeverisjes të shkojnë me lista dhe me varfëri, si kurrë më parë në 2021. Ka 8 vite që taksat vetëm rriten, ka 8 vite që faturat vetëm rriten, ka 8 vite që qytetari nuk dëgjohet, në veçanti qytetari i Tiranës nuk dëgjohet për asgjë.
Për pronarët dhe me pronarët, ne kemi hartuar një plan që fillon me shfuqizimin e ligjit të shpronësimit të dytë. Ai është ligji i shpronësimit të dytë

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here