Ministria e Shëndetësisë do të diskutojë me farmacistët për gjetjen e një rruge tjetër për ankesat që kanë këta të fundit në lidhje me çmimet e barnave të vendosur në listën e rimbursueshme.
Pas takimit që është zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë mes ministres Ogerta Manastirliu dhe përfaqësuesve të Urdhrit të Farmacistëve është rënë dakort për gjetjen e një zgjidhjeje përmes diskutimeve. Manastirliu ka deklaruar se bashkëpunimi është shumë i rëndësishëm, ndërkohë nuk dihet sepse qeveria nuk nisi një diskutim më parë me farmacistët.
Urdhri i Farmacistëve kishte paralajmëruar një grevë dyorëshe për ditën e premte, por që nuk dihet nëse do ta mbahet apo jo pas zhvillimeve të fundit.
Farmacistët thonë se futja e beftë e listës së barnave të rimbursueshëm u ka krijuar atyre një dëm financiar, pasi disa barna që i kanë blerë më shtrenjtë, tani janë të detyruar t’i shesin me gati një të dytën e çmimit dhe askush nuk ua rimburson.