Dasho dyshon mbi cilësinë e vaksinave kineze, pyetjet drejtuar Ramës…

0
112

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka ngritur dyshime të forta mbi cilësinë dhe çmimin që i është dashur Shqipërisë për sigurimin e vaksinave kineze.

Menjëherë pas fjalimit së mbajtur dje nga kryeministri Edi Rama në çelje të fushatës elektorale, Dasho ka drejtuar një sërë pyetjesh.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, eksperti i Shëndetit Publik vuri në pikëpyetje disa çështje të karakterit teknik, duke theksuar se vaksina kineze nuk është e certifikuar ende nga EMA.

Reagimi

Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku shkruan:

HABERET E BORATIT: VAKSINA, POR ME ÇFARË “ÇMIMI”?

Sot u siguruan një sasi e konsiderueshme vaksinash kundër COVID-it. Kjo është një lëvizje që duhet përshëndetur, sepse vaksina është mjeti kryesor (sigurisht jo i vetmi) që disponohet në përpjekje për të kontrolluar virusin.

Por, dardha e ka bishtin prapa. Ardhja e vaksinave kineze nëpërmjet ndërmjetësimit të një firme turke në ditën e parë të fushatës elektorale hap një sërë pikëpyetjesh të karakterit teknik dhe ligjor.

A. Pikëpyetje të karakterit teknik

1. Pse nuk u prit çertifikimi i EMA-s siç ishte deklaruar disa herë në muajt e kaluar?

2. Në rastin e Pfizer dhe AstraZeneca, cilësia, siguria dhe efektiviteti garantohet nga EMA. Po në rastin e Sputnik dhe CoronaVac, kush garanton?

3. Pse këto vaksina nuk u kontraktuan direkt nga Kina, por po sillen nëpërmjet Turqisë?

4. A është në dijeni qeveria dhe komitetet se Turqia është një nga vendet e dizenjuara si prodhues dhe eksportues të medikamenteve të falsifikuara, sidomos për mallrat që kanë destinacion tregun europian? A është marrë ndonjë masë shtesë që shqiptarët të garantohen kundër çdo falsifikimi të mundshëm?

B. Pikëpyetje të karakterit ligjor

1. A është shkelur ligji shqiptar mbi medikamentet dhe produktet biologjike në këtë rast?

2. Përse nuk u botua justifikimi teknik i komitetit të ekspertëve ose komitetit të vaksinimit për ndryshimin e akteve ligjore?

3. Në garën e ethshme botërore për vaksina, cili është çmimi real dhe “çmimi” gjeopolitik që është paguar për vaksinat kineze?

Dhe mbi të gjitha:

  1. A mund të jetë koincidencë ardhja e vaksinave pikërisht ditën kur nis fushata elektorale?

2. A ka patur një ofertë nga Turqia për të dhuruar vaksina që në muajin janar?

3. A ka patur oferta të tjera për të sjellë vaksina perëndimore shumë javë më parë se sot, atëherë kur administrimi i tyre do të kishte shpëtuar qindra apo mijëra jetë?

Duke ju gëzuar vaksinave të ardhura sot dhe duke pritur të shohim në veprim logjistikën e nevojshme për t’i dërguar ato tek qytetarët në nevojë, sigurisht që do të analizojmë situatën me përgjegjshmëri dhe në detaje për tu dhënë përgjigje të gjithë dyshimeve të mësipërme.

Qytetarët kanë të drejtë për transparencë dhe qeveria e ka detyrim atë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here