0
182

Dy prej banorëve të Zharrëzit kanë qenë të ftuar sot, në emisionin  Opinion, ku kanë shprehur edhe shqetësimin e tyre për lëkundjet dhe shpërthimet e tokës, të cilat ju kanë shkatërruar shtëpitë e tyre.

Banorët shprehen se dëmtimet e shtëpive të tyre janë shumë të mëdha, pasi ju janë ndarë muret në mes dhe këto nuk mund të rregullohen me riparime.

Banorët treguan se nuk kanë gjetur zgjidhje tek autoritetet vendore ndaj dhe kanë vendosur të vijnë në protestë duke ecur për 4 ditë më këmbë drejtë Tiranës.

Ata thanë se do të vazhdojnë rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Energjetikës edhe pse nuk u lejuan të vendosin çadrat. Banorët e Zharrëzit u shprehën të vendosur që do ta çojnë deri në fund kauzën e tyre edhe pse në qiell të hapur./opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here