Kryemadhi: Problemi më i madh i 30 viteve tranzicion legalizimi, kostoja për këto shtëpi shkon më pak se 22 milionë eurot e incerenatorit

0
100

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi takim me banorë tek zona e Ish-Uzinës ‘Auto Traktori’ në Shkozë (PJESA 1)

Në 30 vite tranzicion njerëzit këtë betejë kanë, këtë hall kanë, dhe sa herë që vjen fushata elektorale të gjithë thonë: Legalizimi, legalizimi!
Ajo që është e rëndësishme sipas meje është që ky xhep këtu çfarë është? Po e le pa ujë, pa drita, pa legalizime, problem është. Çdo varfëri sjell një tjetër pasojë nga mbrapa. O do të sjellë krimin, ose vjedhjen, ose drogën.
Dhe ajo që mendoj unë është që, në qoftë se këtu janë 160 shtëpi, kostoja për këto 160 shtëpi shtetit nuk i kushton asgjë. Janë vetëm biletat e avionit dhe hotelet e qeverisë, kushdo qofshin, në daç të njërës e në daç të tjetrës qeveri.
Por a është më e rëndësishme të rregullosh 160 familje apo është më i rëndësishëm një imazh? Po të shikosh vetëm boost-et që bëjnë nëpër rrjetet sociale, këto pagesat për promovimet e rrjeteve sociale dhe mediave, nuk është asgjë.
Inceneratorit të plehrave të Tiranës i dha për dy vjet një godine pa leje 22 milion euro. Sikur ti legalizonte të gjitha godinat dhe ti blinte jo me çmimin e tregut, por me çmimin e Bllokut, njerëzit do të ishin më mirë dhe në një situatë komplet tjetër. Ndaj ju them që ka mënyra të ndryshme për zgjidhjen e situatës këtu.
Ne nuk kemi mësuar që politikën ta mbajmë peng. Nuk ka asnjë familjar që nuk do drita, ujë, rrugë, por jo pa qëllim të lënë pa drita, pa ujë e pa rrugë me qëllim që edhe pse prindërit sakrifikojnë me të gjitha mënyrat për të të shkolluar, në momentin që ti shkollohesh, o ikën jashtë shtetit, o ikën fare nga kjo zonë dhe e lë në harresë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here