Kërkesa e PD-së për kandidatët, Rusmali kërkon të rrëzohet…

0
113

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është diskutuar lidhur me listat e paraqitura nga koalicioni PD-AN, për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat u kthyen për rishqyrtim.

Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike Ivi Kaso theksoi se lista e PD-së ka respektuar vendosjen e kufirit minimal dhe ruajtjen e kuotës gjinore, duke shtuar se dispozita ligjore nuk parashikon një tavan për numrin e kandidatëve.

Në pyetjet e shtruara anëtari i KAS Ilir Rusmajli ngriti disa shqetësime që lidhen me vështirësinë që sjell numri i kandidatëve për përcaktimin e fletës së votimit, vonesat në numërim dhe paritetin e partive në garë.

Pyetje-përgjigje

Rusmajli: Z. Kaso numri i madh i kandidatëve vështirëson fletën e votimit. Ju si subjekt e shikoni në korrelacion gjënë? Ka problem, s’ka problem?

Kaso: Është e vërtetë që nga pikëpamja objektive një numër i madh do ta rëndonte.

Rusmajli: Jo, kaq sa është!

Kaso: Është një sensibilitet që e kemi pasur kur kemi paraqitur listën me 222 kandidatë. Po mos ta kishim pasur këtë sensibilitet numri do kishte qenë edhe më i madh. E mbajtëm në konsideratë këtë moment, mendoj se ende është e menaxhueshme fleta e votimit.

Rusmalji: KQZ ka projektuar 3-4 modele flete votimi. Lista juaj përputhet me ndonjë?

Kaso: Mendoj që të gjitha formatet lejojnë të menaxhohen të dyja nevojat.

Rusmajli: Numri i madh i listës krijon probleme me numërimin. E keni marrë në konsideratë këtë fakt?

Kaso: Po është një nga sensibilitet që është konsideruar. Është e vërtetë që numri i madh i subjekteve e zgjat procesin, por besojmë që nuk e komplikon në një masë të tillë sa ta vonojë në mënyrë domethënëse.

Rusmajli: Ju kërkoni 222 kandidatë, prish kjo paritetin në garë?

Kaso: Besoj se paritetin do ta prishte aplikimi i diferencuar i dispozitës për subjektet. Subjektet kanë pasur të drejtë të marrin të gjitha avantazhet për sa i ka lejuar legjislatori.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here