Meta pret në takim zv.kryeministrin e MV: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriu të përfshihen në regjistrimin e popullsisë

0
113

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ndërsa publikon dhe pamjet nga takimi i sotëm, në një njoftim të shkurtër përmes rrjeteve sociale, Presidenti Meta shprehet se gjatë takimit u njoh me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka theksuar rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

“Me shumë kënaqësi prita sot në një takim vëllazëror Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, z.Artan Grubi dhe delegacionin që e shoqëronte.

U njoha prej tij me ecurinë e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut dhe theksova rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces.

Përtej aspektit statistikor, regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ndaj i inkurajoj të gjithë të marrin pjesë në të.

Si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit”, shprehet Presidenti Ilir Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here