Covid-19 në Shqipëri, Alimehmeti: Është koha e masave elegante, iku ajo e sharrës…Atrazeneca dhe Sputnik V? Do bëja të parën që do më jepej mundësia

0
123

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur rreth situatës në Shqipëri në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në një intervistë për “A2cnn”, Alimehmeti tha se përmirësimi i situatës po reflektohet edhe në uljen e shtrimeve në spital dhe të humbjeve të jetës.

Por, epidemiologu shton më tej se kjo gjë nuk duhet t’i bëjë qytetarët që të mos respektojnë masat, me ngrohjen e motit. Ai rekomandon që edhe ekspertët e Komitetit Teknik të ndjekin një politikë tjetër për rregullat anti-Covid.

Ne vijojmë të kemi vatra, pasi masat i kemi për të gjithë njësoj, ndërkohë që këto masa nuk i prekin të gjithë njësoj. Kështu që, duhet të jemi të qartë në këtë drejtim. Është koha e masave elegante, ka ardhur koha e bisturisë dhe ka ikur koha e sharrës,”– shprehet Alimehmeti.

Në lidhje me diskutimet për AstraZeneca, edhe Alimehmeti thotë se tashmë, jo vetëm Agjensia Europiane e Barnave, por edhe Bordi për Sigurinë e Vaksinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njohur efikasitetin e saj. Ndërsa vaksina ruse Sputnik V, që mbërriti në Shqipëri, sipas Alimehmetit, ka të dhëna të mira dhe po shqyrtohet nga EMA.

“Nuk kemi mundësi zgjedhjeje në Shqipëri. përsa i përket efektivitetit, ju i keni parë çfarë kanë treguar. Nuk do të kisha fare asnjë problem që të bëja të parën që do të kisha mundësi dhe do të ishte e pranishme në vendin tonë,”- vijon epidemiologu.

Sot mberritet  mbi 10 mijë vaksina anti-COVID, Sputnik V. këto doza janë një dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here