Grabitet depoja farmaceutike, vitaminat anti-Covid… medikamente me vlerë 1.8 milion lekë

0
173

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Mësohet se është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.

Dyshohet se autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.

Ndërkohë burimet tregojnë se hajdutet kanë vjedhur me shumicë vitamina C.

Kjo vitaminë mendohet se forcon imunitetin dhe lufton viruset, prandaj po shitet shumë në këto kohë të pandemisë Covid-19.

Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here