Vargje drithëruese/ ‘Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë…’ Shukri Nela përjeton një fushatë tjetër…

0
118

Tri ditë bashkë s’i bamë në votër/ Shtëpia jonë nuk qeshi kurrë/ Kurrë s’u ulëm në nji sofër/ Kurrë, o nana ime, kurrë!

Po të mos ishte Shukri Nela, nuk do t’i kishim sot këto vargje drithëruese të Havzi Nelës. E ndërsa poeti është përjetësuar tashmë në histori, i vëllai, Shukriu, po e përjeton sërish një fushatë të re zgjedhore, ku Kryeministri vazhdon të kërkojë mandatin e radhës nëpër Shqipëri me barrën e firmës për vrasje së të atit lëshuar ndaj Havzi Nelës.

Jorida Tabaku, kandidatja e PD në Tiranë, sapo e ka takuar atë. “Sapo Shukri Nela u prezantua si vëllai i Havzi Nelë, -thotë Tabaku, – m’u kujtuan vargjet e ndjera të poetit martir. Shukriu më pa në sy dhe me përmallim më tha: “Vargjet për nanën tonë”. E ndërsa m’i recitonte, nuk harroi që me burrninë e tij të më fliste se sa mundimshëm kish kaluar vitet e internimit dhe persekutimit,” përfundon rrëfimin e saj Jorida Tabaku.

E vargjet e dhimbshme “Kurrë s’u ulëm në nji sofër, kurrë, o nana ime, kurrë!” përzihen me zërin që kërkon pa reshtur edhe një mandat të tretë.

Image

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here