Kurti refuzon ftesën e Thaçit…

0
148

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për takim, raporton Gazeta Express.

Burime nga VV kanë bërë të ditur për Express se ftesa e Thaçit ka mbërritur në selinë e LVV-së sot pak para orës 11:00, por Kurti e ka të pamundur që të takojë sot presidentin e vendit.

Kjo, pasi sipas Vetëvendosjes, Kurti sot ndodhet jashtë Prishtinës. Ai shprehet se së shpejti do të njoftojë Thaçin për ditët e orët e mundshme të takimit.

Sot presidenti Thaçi e kishte ftuar Kurtin për takim në ora 13:30 në presidencë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here