I ka hyre frika nga mbeshtetja e madhe per opoziten/ Rama ankohet per Bashen: Po rrezikon qytetarët

0
87

Edi Rama është i shqetësuar që kreu i opozitës Lulzim Basha, po pritet në mënyrë madhështore në çdo qytet që shkon.

Sigurisht nuk e ka hallin tek pandemia, por tek fryma e fitores së opozitës që po përcillet në çdo zonë. E për këtë arsye, Rama ka reaguar sot publikisht, ndërsa privatisht shqetësimet për pritjet shumë të mira të Bashës, i ka shprehur prej ditës.

Por sot Rama duke e maskuar si shqetësim për shëndetin është shprehur se pritjet me shumë njerëz janë problematike nga ana shëndetësore, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

‘Gjëja që iu duhet thënë të gjithëve është që ky është një proces që duhet të shkojë paralel me kujdesin, duhet të shkojë paralel me mbrojtjen.

Është fatkeqësi e madhe që për shkaqe politike dhe për interesa partiake dikush jep shembullin më të gabuar duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur gishtat mbi makina, por nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që njerëzit vetë të kuptojnë se kjo është një luftë për shëndetin, është një luftë për jetën, një luftë për jetë a vdekje për shumë njerëz që janë më të ekspozuar dhe më të dobët nga pikëpamja fizike dhe për këtë arsye të gjithë duhet të bëjnë kujdes.

Duhet të distancohen nga situatat absurde që tregojnë injorancë dhe papërgjegjshmëri të madhe nga ata që krijojnë këto situata. Këputja e zinxhirit të infektimit në sa më shumë pika nëpërmjet vaksinimit dhe kujdesit është prioriteti numër një.

Fushata, zgjedhjet, vendet në parlament, karriget, postet janë të gjitha 5 me hiç përpara kësaj sfide dhe përpara këtij objektivi. Ne do vazhdojmë intensivisht vaksinimin. Turpi iu mbetet atyre që e kanë’, – tha Rama sot nga Fieri, ku ishte i rrethuar nga qindra roje e policë, ndërsa Basha ndodhej në Vlorë i rrethuar nga qindra qytetarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here