Intervista/ Rama: Pas zgjedhjeve pres të jemi tre bashkëkryetarë. Nuk nguroj të takoj Putin

0
164

 

Kryeministri Rama i ftuar dje në Top Story deklaroi se Shqipëria pret një rekomandim pozitiv për negociatat, pas pak ditësh dhe se data e hapjes së tyre vjen vetëm pas Vettingut. Rama foli edhe për koalicionin duke thënë se parashikonte që pas zgjedhjeve të ardhshme të ishte me tre bashkëkryetare. Lidhur me politikën e jashtme, për deklaratat për rrezik të Rusisë dhe islamit radikal, Rama pranoi mes diskutimeve se nuk do nguronte të takonte me Presidentin rus Putin.

Prisni të ndodhë e njëjta gjë edhe më 13-15 dhjetor?

Unë pres që Gjermania të jetë mbështetja jonë kryesore në mbledhjen e rëndësishme të dhjetorit. Ajo që dëshirojmë është që KiE të mirëpresë rekomandimin pozitiv dhe të inkurajojë procesin duke qenë i hapur për të rikonsideruar hapjen e negociatave me një datë në momentin kur ne të kemi filluar zbatimin e Vettingut. Pra, ne nuk kemi çfarë kërkojmë më shumë, as Gjermanisë, as KiE, as KE sepse sot ne jemi të bllokuar brenda nesh nga Partia Demokratike që ka çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Si shpjegohen deklaratat e Krichbaum? Ju folët edhe më shefin e tij, që është kreu i Bundestagut, zotin Lammert. Si shpjegohet ky pozicion kaq verbalisht i ndryshëm nga një përfaqësues shumë i lartë i parlamentit gjerman?

Nuk është vetë rasti në fjalë. Një tjetër deputet në parlamentin austriak ka bërë një deklaratë të ngjashme, ndërkohë që Austria është në grupin e vendeve që kërkojnë nisjen e negociatave menjëherë, edhe pa nisjen e Vettingut, ashtu si disa vende të tjera që janë rreshtuar në një pozicion të themi të avancuar. Të gjitha këto janë të natyrshme dhe konkluzioni është një kompromis mes vendeve që ne shpresojmë ta kemi në funksion të mirëpritjes së rekomandimit të KE. Këshilli Europian mund edhe të mos e mirëpresë rekomandimin e Komisionit.

Pra ju e prisni këtë? Mund të ndodhë edhe kjo?

Teorikisht mund të ndodhë që të thotë jo. E ka bërë edhe në raste të tjera. Ajo që ne presim dhe që është më e mira për ne është që ky proces të vazhdojë. Mirëpritja e rekomandimit do të thotë që për BE-në negociatat mund të hapen në çdo moment që Shqipëria është gati dhe gati nënkupton nisja e zbatimit të Vettingut dhe nisja e spastrimit të pallatit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Kjo quhet gati për BE-në. Po ta kishim nisur këtë menjëherë dhe opozita mos e kishte çuar në Gjykatën Kushtetuese, fare mirë mund të kishim që tani miratimin e Këshillit për një datë. Konteksti nuk është ideal për shkak se ka zgjedhje në Gjermani, në Francë, Holandë që janë vende me peshë të rëndësishme në këtë proces dhe që kanë dinamikat e tyre të brendshme që ne e kuptojmë plotësisht.

Më kujtohet fjalimi i ish-Kryeministri Berisha në konferencën e sigurisë në Mynih ku foli për boshtin antishqiptar dhe ju tingëlloni thuajse njëlloj.

Unë nuk kam folur ndonjëherë për influenca antishqiptare.

Pse ne rusët aty i radhisim?

Rusët nuk janë antishqiptarë. S’kanë asnjë lidhje me ndonjë vokacion antishqiptar. Unë kam mbajtur pozicione koherente. Nëse gjeni në historinë e jetës time politike deklarata nacionaliste, zjarrvënëse apo zjarrnxitëse, atëherë flasim. Krahasimi që më bëhet me Saliun është shumë simplist pasi nuk ka asnjë lidhje.

Kur ju flisni në Beograd për pajtimin mes shqiptarëve dhe serbëve, kjo në Kosovë merr një konjotacion përtej asaj që mund të kemi ne të tjerët.

Në Kosovë ju siguroj…Kosova nuk janë portalet e Kosovës, Kosova është populli i Kosovës dhe me popullin e Kosovës marrëdhëniet e mia janë të shkëlqyera dhe mbështetja që kam marrë në dy herët që kam shkuar në Beograd nga populli i Kosovës ka qenë e jashtëzakonshme sa është një motiv më shumë që unë kudo ku të kem mundësi që kur vjen puna për Kosovën, t’i them gjërat pa arra në gojë dhe siç dëshiron çdo shqiptar i Kosovës që të thuhen.

 Mund të na thoni diçka më shumë për këtë? Pra keni sinjale nga shërbime inteligjente tonat apo të huaja?

Unë nuk flas për diversantë, por për strategji. Është e qartë që Rusia ka një strategji për të qenë më influente në rajonin tonë dhe nëse do të bëja një krahasim do të thoja që në anën e BE ka luhatje të qarta për zgjerimin, ndërsa në anën e Rusisë strategjia është e qartë e dukshme e prekshme dhe pa luhatje. Këtë kam thënë dhe ky është një fakt që nuk e kam zbuluar unë.

Në kuadër të dialogut, ju do ta takonit Vladimir Putinin?

Nuk ka qenë asnjëherë në rendin e ditës një gjë e tillë, por nëse do të vendosej, nuk do të kisha asnjë ngurrim që ta takoja.

Ka një ndryshim mes variantit final dhe variantit të Euraliusit.

Të presim Venecian, por unë e kam ditur që në sekondën e parë që kundërshtia, rezistenca do të jetë e madhe, e padëgjuar sepse bëhet fjalë për reagimin e një pushteti të errët që sot e mban lidhur me zinxhir drejtësinë në Shqipëri pasi e ka vënë nën kontroll prej 20 e kusur vitesh. Ai pushtet i errët është i lidhur me PD dhe nuk do të dorëzohet lehtë dhe mund të presim çudira në reagimin e tij.

Çudira në ç’kuptim? Që Gjykata Kushtetuese të dalë kundër një mendimi të Venecias?

Gjykata Kushtetuese ka dhënë një provë që nuk e ka dhënë as Rusia e Putinit. Rusia asnjëherë nuk ka refuzuar përmes Gjykatës së saj Kushtetuese të konsiderojë opinionin e Venecias kur e ka kërkuar atë. Gjykata jonë Kushtetuese ka bërë një ndërhyrje në ligjin e pronave duke refuzuar opinionin që ka kërkuar vetë nga Venecias dhe duke cënuar ligjin

Po për zgjedhjet e ardhshme?

Unë parashikoj që pas zgjedhjeve të reja të jenë tre bashkëkryetarë sepse kështu quhen liderët e koalicionit, janë ata që përbëjnë partitë në një koalicion

Barazoni Metën me Idrizin?

Jo! Në drejtimin e koalicionit nga pikëpamja politike ju siguroj që mes meje dhe kreut të LSI ka komunikim të vazhdueshëm, ndërveprim dhe harmonizim të të gjitha veprimeve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here