Meta: Peshkaqenët e dosjeve të Dibrës dhe Shijakut në listë për deputetë

0
132

Presidenti Ilir Meta iu përgjigj kryeministrit Edi Rama edhe në lidhje me akuzat e bërë nga ky i fundit se Meta po përpiqet të kapë reformën Drejtësi. Në një deklaratë për mediat nga sheshi “Nënë Tereza”, Meta mori shembull rastin e incidentit mes bashkisë së Tiranës dhe FRD-së, ndërsa u ndal edhe tek dosjet për vjedhjet e votave.

Meta u shpreh se peshkaqenët që ishin në dosje janë akoma në listat e kandidatëve për deputetë dhe në qeli sipas tij përfunduan disa cironka.

“Si mund të jetë më e kapur se sa është Reforma në Drejtësi. Ka ndonjë për ndjekje penale për atë që ka ndodhur. Kush i del për zot letrave bakalle pa firmë, pa vulë. Ju e patë si u katandisën dosjen e Dibrës dhe Shijakut.

Nga peshkaqenët që ishin aty, të cilët janë akoma në listat për deputetë, kaloi te disa cironka. Është njësoj si me çështjen e drogës. Në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që pastrojnë lekët e trafikut të drogës, nëpër burgje keni ata që janë kapur me 2-3 gram kanabis”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here