Nuk kanë fund çmenduritë për Jose Mourinhon…
Trajneri i Manchester United është përfshirë në një konfrontim fizik me lojtarët e Manchester Cityt, pasi u kishte shkuar atyre në dhomat e zhveshjes për t’u ankuar se po bënin shumë zhurmë gjatë festimit të fitores në derbin e së dielës.
“The SUN” dhe “Daily Mail” raportojnë se Mourinho pasi u fut në dhomat e zhveshjeve pati një zënkë verbale me portierin e Cityt, Edersonin, para se mbi të të hidhej ujë dhe qumësht dhe të goditej me shishe të plastikes në kokë nga lojtarët e Cityt.
Është dashur nevoja e sigurisë në “Old Traford” për të ndërprerë përleshjen mes 20 lojtarëve të Cityt dhe Mourinhon.