Reagon Mark Marku: Rama duhet të shtrohet në spitalin psikiatrik. Nuk flet kurrë një kryeministër si ai!

0
84

Kandidati për deputetë, që kryeson listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Mark Marku, iu përgjigj ashpër deklaratave të kryeministrit Edi Rama. Mark Marku ka reaguar ashpër ndaj akuzave dhe fyerjeve të kryeministrit që bëri në Lezhë.

Duke folur në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Marku tha se të përdorësh termin reaksionar, siç e ka quajtur Rama, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist.

“E vetmja alternativë e Ramës është të shajë. Vetëm po ta analizonit atë cfarë tha ai, automatikisht ai duhet të shkojë të trajtohet në një spital psikiatrik. Mënyra e komunikimit, ajo cfarë tha ai, është krejt e shfazuar. Është turp që një kryeministër komunikon kështu me publikun. Të përdorësh termin reaksionar sot, do të thotë të jesh ose injorant, ose i çmendur, ose enverist. E ka shumë shqetësim Rama atë çfarë kam bërë unë, apo Gjekmarkaj, këto 8 vjet”, tha Marku.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here