Nano ia përplas në sy Ramës: Shullazi lëvizte me eskortë gjatë qeverisjes tënde….

0
161

Gazetari Mustafa Nano, ka qenë shumë i ashpër me kryeministrin Edi Rama  në emisionin “Opinion”.

Duke i përmendur kreut të qeverisë grupet kriminale që kontrollojnë vendin, tha se në Shqipëri ka “gangokraci” dhe se sektorët kyç të ekonomisë drejtohen prej tyre.

Ai gjithashtu solli shembullin e një prej personazheve të njohur të botës së krimit, Emiliano Shullazit, i cili, sipas gazetarit, gjatë qeverisjes së Ramës, qarkullonte me eskortë.

Pjesë nga debati në studio:

Mustafa Nano: Ekziston një lloj gangokracie, që gjatë qevrisjes tuaj janë inkurajuar. E kam parë Shullazin të lëvizë me eskortë nëpër Tiranë në kohën tuaj. Më parë nuk lëviste me eskortë. Pushteti i gangove, është në terren. Universitetet, farmacitë, hotelet, i kanë gangot.

Edi Rama: Kjo është në një masë të konsiderueshme ajo që është përsëritur kaq shumë nga opozita jonë, sa është kthyer në një realitet, që arrin ti që nuk je kundërshtar politik, që nuk ke interes. Sheh një pallat të bukur, me siguri e ka një gango.

Mustafa Nano: Shpresoj ta shihni seriozisht.

Edi Rama: Shullazi ku është?

Mustafa Nano: Është në burg se bëri atë që bëri. Donte të merrte zgjedhjet e rektorit.

Edi Rama: Ky njeri, ka ardhur me eskortë i shoqëruar nga policia e shtetit, në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvarrë Vasilika Hysin dhe Besnik Baren. Ai me eskortë ka dalë, jo se e ke parë ti, por e ke dëgjuar si propagandë dhe e ke absorbuar.
Ku është ky? Ku janë një sërë nga profilet e larta të krimit? Jo vetëm në burg, por në vigjilje të një procesi që vetëm ne e kemi bërë, që është procesi i izolimit, nën shembullin e 41bis në Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here