Kryemadhi në Elbasan: Do t’i rikthej qytetit borxhin që i kam…

0
101

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte sot në Elbasan, ku ka prezantuar kandidaten për deputete Klaudia Krasnika. Kryemadhi theksoi se në Elbasan duhet të rikthehet besimi dhe zhvillimi ekonomik.

Ndër të tjera, kryetarja e LSI tha se duhet të rkijohen hapësira në punësim dhe të ndalohet sipas saj, dhuna politike në administratë.

Kryemadhi shtoi gjithashtu se do t’i rikthejë Elbasanit borxhin që i ka, duke theksuar se një nga gjërat kryesore është krijimi i një klase të re politike.

“Krijimi i një klime besimi dhe zhvillimit të ekonomisë. Elbasani është edhe qytet universitar. Kam lëvizur kudo në shumë rrethe dhe më bënë përshtypje elita që ka Elbasani, e cila është fshehur për shkak të mungesës së infrastrukturës. Normalja e Elbasanit është shumë e domosdoshme për ta rikthyer që sot nuk ekziston më për shkak të një degradimi që i është bërë arsimit në vend.

Kur Edi Rama ndryshoi kodin mendoi se do të dëmtonte LSI. Por ky kod i ka dhënë prioritete të mëdha. Renditja nuk ka të bëjë me numrin. Në LSI nuk është çështja te thyerja e listës por për të kontribuar. Ajo që ne aspirojmë është për të ndryshuar këtë sistem.

LSI nuk lufton për të bërë deputetë që të pasurohen për veten e tyre dhe të ndryshojnë flamurin politik. Ne quajmë ndryshimin e sistemit për të gjitha ato gra që nuk kanë mundësi. Elbasani ka mungesë vëmendje nga qeveria.

Duhet të krijojmë hapësira dhe punësim. Të ndalohet njëherë e përgjithmonë dhuna politike në administratë. Ne kemi 5 prioritete tona që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik, formalizimin ekonomik, arsimin. Thirrja jonë është sa më shumë gra dhe sa më shumë të rinj dhe të reja.

Monika ia ka një borxh Elbasanit dhe do ia rikthejë. Një nga gjërat kryesore është të ndërtojmë një klasë politike të re në Elbasan”, deklaroi ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here