Shtohen vrasjet me pagesë/ Gazetarja: Ja sa paguhen për një ekzekutim…

0
124

Atentatet nga vrasës me pagesë duket se janë bërë një normalitet në Shqipëri, ku vetëm në muajin shkurt janë kryer 3 të tillë, në Fier, në Kamëz dhe në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se sa paguhet një vrasës me pagesë në Shqipëri, që sipas saj varion nga 5 mijë euro për atentate paralajmëruese deri në 1 milionë euro kur duhet të eliminohet një bos krimi, siç mund të jetë dhe rasti i Behar Sofisë.

“Fillojnë nga 5 mijë euro kur bëhen atentat thjeshtë për të paralajmëruar dhe deri në shuma që shkojnë deri në 1 milionë euro kur janë bosë të krimit. Rasti i Behar Sofisë, vetë tek katërshja e arrestuar ka shkuar 200-250 mijë euro dhe para e shpenzuar për atentatin dhe ai nuk mori as paratë”, tha Lala.

Teksa foli për ekzekutimin e biznesmenit 66-vjeçar, Lala tha se paratë nuk u janë dhënë grupit që dyshohet se drejtohej nga Skënder Vathi, pasi ata mund t’i harxhonin direkt, dhe të binin në sytë e Policisë,shkruan faxweb.

Sipas saj grupet kriminale janë transformuar, duke kërkuar vrasës me pagesë që nuk kanë precedentë të mëparshëm, dhe që nuk kanë pasur probleme me ligjin. Lala tha se në rast se Ernejt Shyti nuk do të ishte arrestuar nga ana e Policisë, mund të ishte tentuar eleminimi i tij fizik, në mënyrë që të zhdukeshin provat dhe dëshmitarët.

Policia po punon që Skënder Vathi të bëhet i penduar i drejtësisë, pasi Shyti sipas saj ka treguar gjithçka që dinte në dëshminë e tij, por ai nuk ka komunikuar me porositësit e vrasjes së Behar Sofisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here