Dumani: Dogja magazinën e perdeve për Florenc Çapjan, pronarët kishin refuzuar t’i paguanin gjobën

0
275

Nuredin Dumani, njeriu që ka pranuar të tregojë disa prej krimeve të kryera në Shqipëri, duke lidhur kontrata vdekje me anëtarë të grupeve kriminale në vend, ka treguar detaje të reja në takimet që ka kryer në vitin 2020 me Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Në dëshmitë e reja që ka dhënë para prokurorëve të SPAK, i penduari ka rikonfirmuar qëndrimin e tij të parë, duke treguar se lidhjen e tij me Florenc Çapjan, e ka bërë pikërisht Eljo Bitri, tashmë i arrestuar në Hollandë për llogari të SPAK.

Sipas të penduarit, Çapjat i kanë kërkuar takim pasi dyshonin se Dumani, kishte marë pjesë në goditjen me armë ndaj tyre. Por në fakt sipas tij, qëllimi i vërtetë i tyre, ishte për ta rekrutuar dhe përdorur kundrejt pagesës për goditjen e Sokol Sanxhaktarit dhe njerëzve të Suel Çelës.

Ripyetja e Dumanit është kryer për shkak të administrimit të një sërë bisedash të reja të aplikacionit “SKY”, ku siç tregon ai të gjitha komunikimet për punë vrasjesh me Florenc Çapjan, i ka kryer në telefon të kriptuar “Sky”. SPAK në këtë periudhë është duke verikuar thëniet e Dumanit me bisedat në “SKY” që ai ka kryer me eksponentë të ndryshëm në Elbasan, Shkodër, Durrës, Tiranë, Fier etj.

Në dëshminë e tij të re, Dumani, ka treguar se veç marëveshjes kundrejt 200 mijë euro që ka lidhur me Florenc Çapjan, për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndërin e Qazim Sejdinit, Florenci i ka kërkuar dhe dy punë të tjera kriminale.

Vrasjen e dy vëllezërve në Elbasan dhe djegien e një magazine perdesh që ndodhej në zonën e Fushë-Mbretit. Djegia e magazinës është bërë kundrejt një vlere prej 5 mijë eurove. Djegien e magazinës, Dumani tregon se e kanë kryer në vitin 2020 së bashku me Eljo Bitrin dhe Ervis Çaushollin alias “Vis Korçari”. Ky i fundit ishte shofer i një makine të marë me qëra, ndërsa Bitri dhe Dumani ishin zjarrvënësit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here