Humb jetën nga Covidi, drejtuesi lokal i PD-së

0
114

Covid 19 vijon të vrasë edhe moshat e reja në Shqipëri.

Burime bëjnë me dije se në spitalin Covid 2 në Tiranë ka ndërruar jetë një 32-vjeçar nga Belshi, i cili nuk kishte sëmundje shoqëruese dhe prej një jave ishte në intubim.

I riu ka qenë kryetar i grupseksionit të PD-së në Belsh.

Ai eshte Alban Hidri, 32 vjeç, babai i një fëmije 2 vjeç.

“Na hidhëroi pa masë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Alban Hidrit, kryetarit të grupseksionit Rrasë. Një njeri i shkëlqyer që fatkeqësisht nuk ia doli dot në betejën me COVID-19.

Energjia dhe pozitiviteti i Albanit do na mungojë të gjithëve, familjes së tij të dashur, miqve dhe kolegëve. U prehsh në paqe Alban!”, shkruajnë miqtë

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here