Korçarët ikin në Greqi, ndërsa hajdutët bëjnë kërdinë…

0
141

Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë hyrë në një apartament në lagjen 16 të qytetit nëpërmjet baxhos të pallatit.

Hajdutët kanë çarë tavanin për të depërtuar brenda banesës. Mësohet se cifti i bashkëshortëve, pronarë të apartamentit ishin emigrantë ne shtetin grek ndërsa dy djemtë e tyre ishin studentë në Strugë.

Kanë qenë pikërisht djemtë ata të cilët kur kanë hyrë në banesë kanë zbuluar se ajo ishte dhunuar dhe sinjalizuan policinë.

Nuk dihet nëse hajdutët kanë arritur të grabisin ndonjë gjë me vlerë apo jo pasi pritet ardhja e çiftit të bashkëshortëve nga Greqia

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here