Duma: Biznesi i vogël s’do të paguajë asnjë nga 100 taksat që kjo qeveri ka vendosur…

0
113

Grida Duma, kandidate e PD në zonën Kavajë- Rrogozhinë, e teta në listën e qarkut të Tiranës, i ka mëshuar në fjalën e saj me banorë të këtyre zonave sot, aspektit ekonomik, gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare dhe përfitimet që sjell Programi i PD “Shqipëria fiton”.

“Shumë e rëndësishme, – thekson Duma, – se plani ynë ekonomik nis te bujqësia, arsimimi, te të rinjtë, pagat, shëndetësia e kudo! Është një plan serioz e çliron ekonominë që në muajt e parë të ardhjes në pushtet. Ky plan çliron një buxhet që shkon menjëherë te qytetari e nuk do të ketë burokraci për të kthyer atë në makth dhe asgjë.

Biznesi i vogël më shumë se 0.5 % të xhiros, nuk do të paguajë asgjë, asnjë nga ato 100 taksat që kjo qeveri ka vendosur…” nënvizon kandidatja dhe sjell zërin e atyre njerëzve që askush nuk i ka dëgjuar deri më sot: “ Jemi shumë të lodhur me ironinë dhe talljet e “këtij” që nuk japin asnjë shërbim. Ata kanë lënë në gjysmë… çfarë?!  Kanë lënë në gjysmë çfarë?!  Se nuk kanë bërë asgjë! Gjysma e hiçit është hiç ajo që kanë bërë, vetëm kaq!”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here