Manjani: Si Sri Lanka do mbarojë edhe tek ne!

0
117

Nuk e di ç’këshilla kanë dhënë në Srilanka këta laskaret e rilindjes sonë, por në Shqipëri kanë rilindur Suden.

Piramidë e pastër!

Borxhi publik i lartë. Fuqia punëtore në emigrim. Shpenzimet publike tejet të larta. Korrupsioni gjithnjë e më i lartë. Taksat ekstremisht të larta. Çmimet lart e më lart.

Tregu i gjithi monopol.
Punët dhe paraja lëviz në pak, shumë pak duar. Bisnesi është argat i Sude-qeverisë ose nënkontraktor te monopoli… Ndërkohë Sudja rrit taksa e çmime se i duhen pare… Rroftë sebepi! Lufta në Ukrainë… Pa lidhje, po fare fare.

Rrogat e ulëta. Puna është gjithnjë e më e vështirë. Të ardhurat nga puna nuk mjaftojnë. Siguria, arsimi, shëndeti gjithnjë e më të pasigurta.

Paratë e informalitetit janë i vetmi burim që mbajnë në këmbë Sude-shtetin. Bëjn kulla e pastrojnë pare.

Ja do bëjnë edhe amnistinë, dmth në e hëngërt njeri të depozitojë para në bankat e Sude-Shtetit, do paguajnë edhe këstin e nji viti të borxhit, po pastaj?!

FMN kemi kohë që e kemi përzënë…

Si Srilanka do mbarojë se ska llogjikë…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here