Home Aktualitet “Edhe unë jam Klodiani”, Stresi në krye të protestës: S’i trembemi Lleshajt...

“Edhe unë jam Klodiani”, Stresi në krye të protestës: S’i trembemi Lleshajt dhe as atij të gjatit

0
161

I njohur për problemet e tij me policinë, reperi i njohur shqiptar Arkimed Lushaj apo siç e njohin fansat e muzikës së tij Stresi, ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Edhe unë jam Klodiani!” u shpreh Stresi në çelje të protestës.

Pjesëmarrësit kanë bërë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit.

“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” u shpreh Stresi.

Më pas reperi kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

“Të gjithë jemi Klodiani sot” tha Stresi.

Më pas turma shpërtheu me thirrjet“Turp turp”, “ik ik”, “poshtë komunizmi!”  RTV ORA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here