Iu shkrumbua makina dy herë në mes të qytetit/ Zysha nga Fieri dyshohet se kërcënohet për…

0
322

Mësuesja në Patos sulmohet për të dytën herë me tritol e C4. Policia merr dëshminë e saj. Dyshohet se kërcënohet për shkak të detyrës. Hetohen edhe shkaqe të tjera .

Shënjestrat me mina të telekomandueme duket se tashmë nuk kursejnë as gratë. Është e dyta herë që një mësuese e një shkolle të mesme në Patos sulmohet ndërsa as në rastin e parë dhe as në atë të mëngjesit të djeshëm, policia nuk ka as motive se më autor as që bëhet fjalë. Dje, orëve të para të ditës, policia njoftoi se një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar ditën e djeshme në Patos në orët e para të mëngjesit. Burimet bëjnë me dije se makinës së cilës iu vu eksplozivi është në pronësi të Eriselda Agalliut, mësuese te shkolla e mesme “Zhani Ciko”.

Mësohet se deri tani nuk ka asnjë motiv apo autor të dyshuar ndërsa gjatë marrjes së deklarimeve ajo është shprehur se nuk ka konflikt me askënd. Tritoli ka shpërthyer në orën 01:30, kur ajo dhe djali i vogël 5-vjeçar kanë qenë në gjumë. Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maj”, ndërsa mjeti të cilit iu kishte vënë sasi e lëndës plasëse që sipas policisë dyshohet se ka qenë C4 ishte një mjet tip “Nissan”. Sipas të dhënave Agalliu e kishte parkuar mjetin e saj pranë banesës, por shpërthimi ka qenë i fuqishëm saqë ka tronditur të gjithë banorët e lagjes. Për pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht ndërsa fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.

Dëshmia e mësueses

“Jam shumë e shqetësuar dhe nuk më lidh asgjë me atë që ka ndodhur”. Kështu është shprehur jashtë kamerave mësuesja Eriselda Agalliu. Tepër e tronditur nga ajo çka ka ndodhur, ajo ka treguar se gjithçka e ka deponuar në polici, në deklaratën që ka zgjatur rreth katër orë. “Nuk kam asnjë konflikt. Nuk e lidh dot me asgjë ngjarjen. Di të them vetëm që jemi tronditur shumë. Djali i vogël është trembur shumë dhe unë nuk jam në gjendje të lidh asgjë. Ja lë në dorë policisë të zbulojë gjithçka. Ka marrë kamerat e sigurisë që janë në të gjithë zonën dhe po i verifikon. Policia ka të gjitha deklaratat e mia.

Në kamerat e sigurisë duket një makinë që kalon dhe parkohet për tre minuta pranë makinës sime e më pas largohet. Duhet verifikuar çdo gjë. Ka shumë mundësi të jetë ngatërruar edhe makina. Të bëhet sa më shpejt gjithçka duhet. Nesër do të shkoj si çdo ditë në punë, nuk fshihem nga askush”- rrëfeu mësuese Agalliu. E ndërsa vetë mësuesja nuk ka pranuar të flasë përpara kamerave të mediave lokale, banorë të lagjes dhe tregtarë që ushtrojnë aktivitetin pranë shtëpisë së saj janë shprehur se mësuesja nuk është njeri problematik, madje ajo dhe familjarët e saj gëzojnë respekt dhe janë një familje e nderuar.

Hetimet

Referuar të dhënave që vijnë nga Fieri bëhet me dije se përveç një mjeti që tashmë kërkohet të identifikohet si e dyshuar që ka qenë ajo nga ku është kryer edhe shpërthimi ndërsa bëhet me dije se mësuesja është një njeri popullor dhe se nuk ka probleme në shkollë. Prokuroria po heton edhe familjarët e tjerë të gruas së shënjestruar ndërsa bëhet me dije se nuk është mësuar asnjë person që mund të ketë probleme me atë dhe as pjesën tjetër të familjes. Janë sekuestruar një sërë mjetesh personale për të bërë të mundur edhe hetimin e zgjeruar për të parë se nga ka ardhur ai sulm, ndërkohë që për fat ajo dhe vetë familja e saj janë të palënduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here