Ramos largohet i përlotur: Nuk është lamtumirë, do të rikthehem

0
94

Edhe pse është Kampionati Europian në lojë, ka zhvillime të mëdha në futboll. Siç ishte rikthimi i një legjende si Buffon te Parma, një legjendë tjetër e futbollit spanjoll e botëror, Sergio Ramos largohet nga Real Madrid.

E bën nga porta e duhur, me kokën lart dhe në një konferencë shtypi të denjë për kapitenin e “los blancos”. Në prani të numrit 1 të klubit, Florentino Perez dhe familjes së tij, mbrojtësi spanjoll u shfaq para kamerave për të thënë fjalë të vështira në një ditë të rëndësishme për të.

“Ka ardhur momenti, një nga më të vështirat e jetës sime. Dikush nuk është kurrë i gatshëm t’i thotë lamtumirë këtij klubi (shpërthen në lot). Arrita kur isha vetëm një fëmijë, në moshën 19 vjeçare. Dua të falënderoj para së gjithash familjen time, të cilët kanë qenë gjithmonë me mua për të mirë ose për keq, por edhe klubin tim, presidentin për të gjithë afeksionin e tij, shokët e skuadrës, trajnerët, të gjithë punëtorët e Realit Madrid. Ky klub për mua është një familje e vërtetë. Të emocionohem është e pashmangshme, unë kam qenë këtu 16 vjet. Sigurisht, unë gjithashtu falënderoj tifozët, gjithmonë do t’i mbaj në zemrën time dhe do të doja t’i përshëndesja në Bernabéu. Këto 22 tituj ishin rezultat i sakrificave të mëdha dhe profesionalizmit. Një udhëtim unik në jetën time mbaron, asgjë nuk do të jetë si ajo që përjetova në Real Madrid. Tani do të përballem me një sfidë të re me vullnetin për të demonstruar cilësitë e mia dhe për t’i shtuar disa tituj palmaresit tim. Kjo është vetëm një lamtumirë, sepse herët a vonë do të kthehem ”.

Nuk munguan as fjalët e presidentit Florentino Perez i cili gjithashtu mes emocionesh rrëfeu se nuk është aspak e lehtë as për të.

“Sot nuk është një ditë e lehtë, ne kemi kaluar me Sergio për shumë vite. Unë kurrë nuk do ta harroj atë 8 Shtator 2015 në të cilin Ramos u prezantua si lojtari i ri i Madridit. Ishte nënshkrimi im i parë me një lojtar spanjoll, pas një negocimi shumë të vështirë. Ne e dinim që Sergio do të bënte histori këtu, unë jam jashtëzakonisht krenar për gjithçka që ai ka arritur me këtë fanellë. Sergio Ramos (I drejtohet lojtarit) ju jeni një legjendë e Real Madridit. Ju keni fituar respektin dhe admirimin e të gjithë atyre që e duan futbollin. Faleminderit për gjithçka që na keni dhënë dhe që keni mbrojtur Realin duke dhënë shpirtin tuaj në çdo ndeshje. Kudo që të shkoni, gjithmonë do të jeni njeriu i La Décima ”.

Ndërkohë që largohet nga Real Madrid, karriera e Ramos nuk përfundon aty pasi mbrojtësi synon të luajë në nivele të larta për 2 apo 3 vite ndaj dhe kërkesat për të nuk mungojnë madje oferta joshëse prej miliona eurosh. PSG e Man. City janë dy destinacionet e mundshme ndonëse nuk përjashtohet një transferim në SHBA por ndoshta jo këtë verë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here