Botërori 2022/ Kombëtarja shqiptare pret të njihet me kundërshtarët e saj, ja kur hidhet shorti

0
206

Ditën e sotme në orën 18:00 FIFA do të transmetojë drejtpërdrejt shortin për kupën e botës.

Kombëtarja shqiptare dhe 54 federata të 54 shteteve të tjera do të mësojnë kundërshtarët e tyre në botërorin e 2022 në Katar.

Skuadrat e tërhequra do të alokohen sipas një rendi alfabetik nga grupi A në grupin J.

Shqipëria është e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Ndërkohë që kombëtarja e Kosovës është në vazon e pestë me Armeninë, Qipron, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estonine, Kazakistanin, Lituaninë, Letoninë dhe Andorën.

Pjesëmarrësit nga 55 shtete do të ndahen në 10 grupe, prej të cilave 5 grupe do të kenë në përbërje 5 skuadra, ndërkohë që 5 grupet e tjera do të kenë 6.

Deri më tani Italia, Spanja, Belgjika dhe Franca do të jenë pjesë e grupeve me nga 5 skuadra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here