Covid-19/ Kosova mbyll shkollat më 18 dhjetor

0
103

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se gjysmëvjetori i parë në shkollat fillore dhe mesme do të përfundojë me 18 dhjetor dhe pushimi do të zgjasë deri më 18 janar.

Ka thënë se vendimi është marrë në dakordim me ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

“Kështu do të kemi mundësi që në pranverë ose në qershor të kompensojmë mësimin”, ka thënë Hoti në konferencën për mediat.

Shkollat ishin planifikuar të merrnin pushimet dimërore më 28 dhjetor, por pandemia ka ndryshuar çdo program.

Ndërkohë Hoti ka paralajmëruar edhe masa të reja, që do të merren javën tjetër, si masë mbrojtëse për festat e fundvitit.

“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka thënë Hoti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here