Mos provoni ta bëni kurrë shakanë që Sara i bëri Ledrit!

0
148

Me siguri që edhe vetë Sara është penduar, por sa vlen kjo para atij nervozizmi aq të çiltër që ju desh të kalonte Ledri? Çfarë ka ndodhur?

Sara, mendoi t’i bënte një “kamerë të fshetë” reperit, duke bërë sikur ishte gati për të lindur. Ujin që ndodhej në një gotë, e hodhi në bluzë dhe nisi të thërriste Ledrin që ndodhej në cepin tjetër të shtëpisë.

Ledri fillimisht s’ishte mjaftueshëm i qartë rreth asaj çfarë po ndodhte dhe vetëm i shprehte Sarës dashurinë përmes fjalëve më të ëmbla, e ndërsa kjo e fundit vazhdonte duke qeshur shakanë e saj. (Pseee Sara, pse?!!)

Reperi vazhdon të jetë i hutuar, merr një karrige për ta rehatuar Sarën dhe nis të kërkojë një telefon. Kë do të telefonojë duket sikur s’e di as vetë dhe vjen përreth derisa Sara i tregon telefonin duke qeshur.

Aq shumë u emocionua, sa jemi të sigurt që teksa të shihni videon, (edhe pse e dini që është shaka), do t’ju duket sikur aty dikush do të lindë nga çasti në çast.

“E di që kjo ishte shumë e keqe dhe jam paksa e penduar që e bëra sepse u duk kaq reale dhe në fund u mërzitëm që s’ishte, por gjithsesi videoja është zbavitëse.”

Sara e kuptoi gabimin, por sa njerëzve po ju dhemb zemra për Ledrin tani?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here