Rama sbie dakort me Presidentin për Shukri Xhelilin: Quaje të pavlefshëm dekretin për zgjedhjet në Dibër!

0
116

Socialistët nuk janë dakort për të zhvilluar zgjedhje në 11 shtator në Dibër, siç vendosi presidenti Bujar Nishani. Me një dekaratë të lexuar nga Blerina Gjylameti, Partia Socialiste kërkoi anulimin e menjëhershëm të dekretit, sipas tij antikushtetues. Gjylameti tha se dekreti për zgjedhjet nga ana e presidentit ishte i nxituar dhe antikushtetues. “Vendimi për shkarkimin e Xhelilit nga Gjykata Kushtetuese është bërë public dje nga Gjykata Kushtetuese, sipas Gjylametit, e cila saktësoi se ky vendim nuk ka hyrë ende në fuqi”. Në momentin kur u shpall dekreti thonë socialistët vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ishte njoftuar mediatikisht dhe nuk kishte marrë fuqi juridike. Për këtë Gjylameti u shpreh: “Për këtë, i kërkoi presidentit të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrative sa më shpejt në mënyrë që mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji”. Shukri Xhelili u shkarkua pas skandalit seksual të zbuluar nga media, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here