Trump nuk ndal akuzat se i kanë vjedhur zgjedhjet, televizionet amerikane ndërmarrin veprimin e papritur…

0
86

Pas zgjedhjeve presidenciale të martën, presidenti në detyrë Donald Trump e shpalli veten menjëherë fitues. Tani ai pretendon se Demokratët dhe sfidanti Joe Biden duan t’i marrin fitoren duke manipuluar.

Të enjten në mbrëmje, Donald Trump foli nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti i 45-të i SHBA akuzoi ashpër kundërshtarët: Ju po tentoni të vidhni zgjedhjet.

Një akuzë e paprecedent në historinë amerikane. Dhe stacionet televizive reaguan.

Transmetuesit NBC, ABC, MCNBC, USA Today dhe CBS vendosën të ndërpresin transmetimin gjatë fjalimit.

Lester Holt i NBC tha: “Duhet të ndërpresim transmetimin pasi presidenti po bën deklarata false, përfshi pretendimet se ka pasur një manipulim zgjedhor. Nuk ka prova për këtë”,

Brian Ëilliams i MSNBC tha: “Jemi sërish në një pozicion të pazakontë pasi jo vetëm po ndërpresim presidentin e SHBA, por po e korrigjojmë atë”.

Shepard Smith i CNBC tha: “Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që po thotë”.

Të tjerë kanale vazhduan të transmetojnë.

Sfondi i akuzave të Trump: Shumica e votave më postë po shkojnë deri më tani për kundërshtarin Joe Biden. Kjo për shkak se Demokratët u kishin kërkuar mbështetësve të votojnë me postë për shkak të pandemisë. Trump kishte këshilluar votuesit e tij kundër kësaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here