E gjithë vëmendja te Trump dhe Biden, por sa vota për president mori reperi Kanye West. Pranon humbjen dhe bën deklaratën e papritur…

0
99

Kandidati surprizë në zgjedhjet presidenciale 2020 në SHBA ishte reperi Kanye West. Edhe pse numërimi në të gjitha shtetet nuk ka përfunduar, reperi është dorëzuar megjithatë ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë në garën e ardhshme për president në vitin 2020.

“Kanye 2024”, ka shkruar në Twitter West, duke nënkuptuar se këtë herë humbi. Sipas Indipendent reperi grumbulloi vetëm 60,000 vota në të 12 shtete, ndërkohë që shteti ku ai arriti që të sigurojë më shumë vota është Tenesi, ku u votua nga 10,216 vota ose 0.3 përqind të totalit të shtetit.

Shteti i dytë ku West mori më shumë vota ishte në Minesota, ku ai grumbulloi 7,789 vota, i ndjekur nga Kentucky, Colorado dhe Oklahoma.

West deklaroi më herët se votoi për veten e tij, ndërkohë që kjo ishte hera e parë që ai i drejtohej kutive të votimit.

“Sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është një votë për dikë që e besoj me të vërtetë…mua”, shkroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here