Këlliçi rrëzon propagandën e Veliajt: Pinoku i bashkisë, boll me mashtrime fasadash dhe projektesh 3D

0
104

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, ndërsa rrëzon atë që e quan si propaganda e Erion Veliajt, shprehet se pinoku i bashkisë nuk e fsheh dot të vërtetën me mashtrime fasadash dhe projektesh 3D

“Pinoku i Bashkisë vazhdon me prezantimin e fasadave, projekteve në 3D dhe propagandën e shfrenuar, si të vetmet shërbime që ka për t’u ofruar qytetarëve.

E vërteta që shohin njerëzit në lagjet dhe fshatrat e tyre, është ajo që sado të përpiqet mashtruesi, nuk mund fshihet. Faktet janë kokëforta dhe s’ka formë propagande që i fshin dot.

Ky është vetëm një shembull, se si pinoku i Bashkisë gënjen sy më sy dhe çeta e tij e aktorëve të propagandës, i mban ison në mënyrë të shëmtuar”, shprehet Këlliçi duke postuar edhe videon e mëposhtme.

https://www.facebook.com/BelindKellici.Official/videos/886209341914884

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here