Basha i përgjigjet Ramës: E ka mendjen te sulmet politike. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin…?

0
110

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës teksa ky i fundit i replikoi iu drejtua me ironi se lideri opozitar pretendonte se do ndalte valën e dytë të COVID_19.

Basha thotë se Rama e ka mendjen te sulmet politike në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe ata që s’kanë mundësi ekonomike.

Në fund Basha ka një pyetje ‘’Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës??’’.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here