Berisha: Rama duhej të ishte në burg, por drejtësia është kthyer në një repart të shëmtuar të Rilindjes

0
97

Kreu i PD deklaroi në takimin që zhvilloi me banorët e degës 9 në kryeqytet se drejtësia në vend nuk po funksionon dhe se sipas tij kryeministri duhej të ishte në burg.

“A tolerohet më shumë ky njeri? Jo nuk tolerohet. Ky po i shfaros shqiptarët, largohen dhe vetëm largohen. Ata thonë varfëria, por nga vjen varfëria. Pse nuk vinin shqiptarët kështu tek ju para 7-8 vitesh, çfarë ndodhi këto vite? Sepse para 7-8 vitesh e ndërtonin kilometrin e rrugës, autostradës me 2 mln dollarë, ndonjëherë dhe 1 mln. Para 7-8 vitesh, shkolla ndërtohej me 400-600-800 mijë, por kurrë me 3-4-5 milionë euro.

Sepse para 10 vitesh kryeministri udhëtonte me linja tregtare, qeveritarët udhëtonin me ekonomi klas, nuk ndodhte kurrë me avion, helikopter taksi. Pra janë të gjitha këto që po i largojnë shqiptarët.

Ky nuk bën zgjedhje. Ky na bën karshillëk çdo demokrati, tërmet do të bëjmë shprehej nga Peshkopia. Ndaj dhe ne duhet të përgatitemi ti japim atë që kërkon armiku, armiku është armik. Ju garantoj se përveç fuqisë tuaj, fuqisë së qytetarëve shqiptarë, gjë në botë që ta drejtojë atë nuk ka.

Ai me 1 të dhjetën e këtyre që ka bërë e ka vendin në burg, për të paktën 50 vite. Por nuk ka drejtësi këtu. Ai e ka asgjësuar drejtësinë. Drejtësia është një repart i shëmtuar i rilindjes së Edi Ramës.
Ç’është e vërteta kur dëgjon socialistë të thjeshtë të reagojnë, duhet të frenohesh, të shprehësh respekt për këta, sepse shumë e shumë prej tyre janë më afër me ju se sa me rilindësit e Edi Ramës. Kjo është bërë një bandë e korruptuar, pa asnjë interes kombëtar.
Flet ky dhe përpiqet dhe kujton se me sharje, trillimet që bën prej ordineri, do të mbulojë vjedhjet e tij.

Ka 1 javë që merret me financimet ruse. PD-ja i them pasardhësit të lidhur me dosjen në ‘MitroKinë’, është partia që bëri pluhur interesat ruse në Shqipëri, është partia e parë që kërkoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, e anëtarësoi. Është partia e parë që e shndërroi Shqipërinë në një prapavijë të fuqishme të veprimeve kundër Sllobodan Millosheviçit. Është partia e parë e cila dogji çdo interes rus në këtë vend.

Kjo parti dha një kontribut historik të jashtëzakonshëm në sigurinë e Europës në gazsjellësin TAP.

Po kanë dalë dokumente se një njeri, ish-kryetari i partisë, thuhet se është financuar. Por kush e mbrojti atë, njeriu që ja mbylli dosjen e financimit rus, duke pasur deklaruar, duke i thënë në vitin 2018, Lulzim i ke futur thellë duart në xhepa rusë. Por dosjen e mbylli për ta marrë peng Lulzimin. Lulzimin mund ta marrë peng dhe mund të bëjë ç’të dojë.

Por Partinë Demokratike, ai rusë, as serbë, e askush në botë nuk mund ta marrë peng kurrë, ajo është dhe do të mbetet parti e interesit kombëtar të Shqiptarëve, parti e dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Ne jemi këtu për të mbrojtur atë.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here