Vritet ministri i Mbrojtjes, gjithçka filmohet “LIVE” me dron…

0
145
Presidenti, Ilir Meta, duke bere me duar simbolin e shqiponjes, ne nje konference te jashtezakonshme shtypi, ne te cilen iu drejtua shqiptareve dhe kerkoi mbeshtetjen e tyre per zhvillimin e nje referendumi, per mbrojtjen e Kushtetutes dhe te Republikes./r/n/r/nPresident, Ilir Meta, makes eagle symbol with hands, at an extraordinary press conference, in which he addressed Albanians and sought their support for a referendum on the protection of the Constitution and the Republic.

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here