Dikur shoqe sot “armike”/ Çfarë ndodhi mes Taynës dhe Dafinës…

0
120

Tayna dhe Dafina dikur mikesha, sot duket se kanë ftohur marrëdhënien e tyre. Pak kohë më parë, dyshja solli një bashkëpunim mes tyre, në këngën që u kthye në hit, ‘Bye bye’. Por së fundmi,duket se diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, pasi dyshja nuk janë më një suport për njëra-tjetrën.

Së fundmi, ata kanë hequr njëra –tjetrën nga rrjeti social Instagram, por jo vetëm kaq, por kanë filluar duke i bërë ‘diss’ njëra-tjetrës.

Së fundmi, Tayna ishte e ftuar në emisionin “Gjoni Black” ku bëri një ‘freestyle’, dhe fansat mendojnë se me këtë i bëri ‘diss’ Dafinës, dhe ky veprim po shikohet si një pëgjigje kundrejt këngës së fundit të Dafinës ‘Zili-zili’.

Tayna thotë në freestyle: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Akoma nuk ka nje deklaratë të qartë dhe zyrtare nga dyshja, por duket se gjërat mes Dafinës dhe Taynës kanë ndryshuar, dhe ata nuk janë më mike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here