Vrasja në Selanik/ Dy shqiptarë zihen mes tyre, goditet me thikë për vdekje 31-vjeçari

0
169

thikeKalimtarët njoftojnë policinë dhe ambulancën, nuk shpëtohet jeta e të riut. Goditja e thikës, vdekjeprurëse

 

Greqi

Ka përfunduar me një të vrarë zënka mes dy shqiptarëve, e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së dy netëve më parë në Selanik të Greqisë. Sipas burimeve zyrtare policore, dy burrat kanë qenë duke u zënë në qendër të qytetit mes tyre për rrethana ende të paqarta. Pasi debatuan në gjuhën e tyre me njëri-tjetrin, në vendin mes rrugëve Karaoli dhe Dhimitri, njëri prej tyre nxorri një thikë dhe qëlloi tjetrin, dhe më pas u largua me shpejtësi nëpër errësirë në një rrugicë. Kalimtarët njoftuan policinë dhe ambulancën, por për fat të keq, goditja me thikë për të riun shqiptar ka qenë vdekjeprurëse. Policia është duke hetuar rastin, ndërsa nuk bën me dije ende identitetin e të vrarit, por vetëm moshën e tij dhe origjinën.

Ngjarja

Zënka mes dy të rinjve shqiptarë, e ndodhur pas orës 22.00 të dy netëve më parë, në një rrugë kryesore të qytetit, ka përfunduar me një të vdekur. Debati mes tyre u zhvillua mes dy rrugëve, Karaoli dhe Dhimitri. Njëri prej tyre përdori thikën për të zgjidhur mosmarrëveshjet duke qëlluar bashkatdhetarin dhe më pas u largua. Kalimtarë të rastit që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, e cila e dërgoi shqiptarin e plagosur në spital. Megjithatë ndërhyrjen e mjekëve, shqiptari 31-vjeçar, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital. Policia ka marrë dëshmitë dhe po heton për të identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit. Oficerët e policisë, në bazë të dëshmive të qytetarëve ka filluar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorin e krimit, dhe të kryejë kërkime për të përcaktuar nëse në këtë ngjarje janë përfshirë dhe persona të tjerë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency