“A je mirë sot”, Murrizi debaton ashpër me Eni Vasilin dhe Gjekmarkajn

0
179

Open në Top Channel ka nisur me debate, ku po diskutohet për partitë e reja opzitare.

Debati fillimisht nisi mes Murrizit dhe Gjekmarkajt.

Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se partitë e reja opozitare i shërbejnë PS dhe janë krijuar për karrierë politike të disa personave.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Partitë e reja opozitare nuk janë të pjesë e frontit të madh opozitar. Këto i shërbejnë mazhorancës dhe janë krijuar për karrierë të disa personave.

Murrizi: Jam e vetmja parti që nuk është krijuar me urdhër të Ramiz Alisë dhe nga sigurimi i shtetit. Kam në parlament në kohët e vështira në Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Në atë kohë isha gjimnazist në Lezhë. Ca prisje të merrja armët. Jam ditëlindja e 74.

Murrizi: Ke fatkeqësinë se je një ditëlindje me Lulin.

Pastaj fillon debati me Eni Vasilin:

Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre.

Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”

Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?

Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD

Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.

Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here