Këlliçi: Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë! Sot fjala “Rilindje” nuk përmendet gjëkundi…

0
83

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka publikuar në faqen e tij në facebook foto nga takimi që ka zhvilluar në Mëzez.

“Ne jemi para faktit të pakundërshtueshëm se të rinjtë kanë ikur nga sytë-këmbët, se fëmijët shqiptarë lindin debitorë e kanë mbi kurriz një borxh publik që Rama e ka thelluar sa s’ka ku të vejë më”, shkruan Kelliçi në shenimin e tij

Ja postimi i plotë:

8 vjet më parë Edi Rama premtonte bashkim zemrash dhe mendjesh për shëndetësi falas, arsim cilësor, 300 mijë vende pune, e shumë të thëna në atë që ai e quante “Rilindje”. Sot fjala “Rilindje” nuk përmendet gjëkundi.

Slogani i dalë boje nuk bën më punë. Asnjë eksponent i PS nuk e zë në gojë. Doemos, ç’ka për të thënë!

Ne jemi para faktit të pakundërshtueshëm se të rinjtë kanë ikur nga sytë-këmbët, se fëmijët shqiptarë lindin debitorë e kanë mbi kurriz një borxh publik që Rama e ka thelluar sa s’ka ku të vejë më. Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë! Edhe 40 ditë na ndajnë nga fitorja!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here