Një shqiptar 45 vjeçar është gjetur i vdekur brenda në kamion në Rovigana në Monselice. Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikëses për të hapur kamionin dhe më pas është gjetur trupi i 45 vjeçari.
Dera e kabinës ishte mbyllur nga brenda dhe zjarrfikësve u desh të thyejnë bllokimin e derës për të hyrë brenda për të nxjerrë turpin e pajetë të kamionistit. Shqiptari dyshohet të ketë vdekur prej ditësh nga shkaqe natyrore.
Prokurori i ngarkuar me hetimin, meqë viktima nuk kishte shenja dhune, vendosi t’ia dorëzonte trupin një të afërmi.