Kundër masave anti-covid, Londinezët përplasen dhunshëm me policinë

0
128

Ka hyrë në ditën e katërt protesta e qytetarëve të Londres, kundër masave anti-covid.

Protesta e mbajtur në Londrën qendrore, është kthyer në një përplasje të dhunshme me policinë. Raportohet që disa qytetarë janë arrestuar.

Protestuesit zbritën në Sheshin e Parlamentit, teksa marshuan në çdo rrugë të Londrës.

Me pankarta në duar që shkruanin “kundër mashtrimit dhe tiranisë Covid”, “dashuria mposht frikën”, protestuesit u mblodhën në Këndin e Altoparlantëve në Hyde Park.

Gjithashtu shumica e protestuesve ishin pa maska, teksa nuk respektonin e dhe distancimin social. Gjatë tubimit u pa një numër i madh të efektivëve të cilët qëndruan për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ndërkohë para protestës themeluesja e Save Our Rights UK, Louise Creffield deklaroi se maska nuk është e dobishme.

Louise Creffield tha se: Ne besojmë se rregulloret e koronavirusit që janë në fuqi nuk janë proporcionale dhe të përshtatshme dhe po shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here