Pa shpenzuar shumë, ja disa sekrete për ta bërë garderobën të duket e shtrenjtë dhe luksoze

0
94

Jo çdo veshje që duket bukur është domosdoshmërisht e shtrenjtë. Sot, qindra opsione për të bërë blerje që prej aksesorëve e deri te veshjet, na japin mundësinë të zgjedhim diçka të thjeshtë duke iu përshtatur stilit dhe buxhetit tonë. Megjithatë, askush nuk e mohon dëshirën për një garderobë luksoze dhe të shtrenjtë.

Tre ekspertë të modës, Marianne e “Smyth Sisters”, Yatri Parabi dhe Aida e “Basics Touch”, tregojnë si ia dalin t’i bëjnë veshjet e tyre të duken si më të shtrenjtat, edhe kur s’shpenzojnë dhe aq shumë për to.

“Për mua, përshtatja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kam tendencën të marr masa pak fare më të mëdha se unë në pallto dhe xhaketa. Sidoqoftë, nëse një veshje nuk i përshtatet formës sime të trupit, atëherë shkoj te rrobaqepësja e zonës – ky është çelësi!

Gjithashtu shmangia e ngjyrave të ndritshme, mund ta bëjë çdo veshje të duket më e shtrenjtë.”

“Ngjyra, prerja dhe pëlhura luajnë të gjitha kur unë jam duke kërkuar për ato veshje që duken më të shtrenjta,por, nëse do të më duhet të zgjidhja vetëm një, do të ishte prerja!

Kur diçka ju përshtatet dhe duket sikur është bërë posaçërisht për ju, do dukeni e do ndiheni mahnitëse në të. Është mirë të shihni disa nga prerjet tuaja të preferuara, për të parë edhe çfarë ju rri më mirë, çfarë ju pëlqen më shumë.

Madhësia luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Në raste të caktuara, disa veshje mund të duken më mirë nëse janë një masë më e madhe ose më e vogël.

Për shembull, me palltot, unë gjithmonë kamë tendencën të marr një deri në dy masa më të mëdhaja, për një stil që do e bëjë pallton time të duket shumë e shtrenjtë, kështu që gjithmonë, provoni dhe testoni madhësitë e veshjeve që po blini.”

“Këshilla e parë që do thoja për t’i bërë elementët e veshjes të duken të shtrenjtë, është të kërkoni ngjyra neutrale ose të paktën ngjyra të thjeshta, sepse kjo e bën veshjen tuaj të duket elegante dhe koherente. Për më tepër, mund ta vishni atë më shpesh.

E dyta është të zgjidhni përmasa pak më të mëdha, sidomos për “veshjet e jashtme” si xhaketa apo pallto.

Kërkoni për pëlhura premium, si pambuku dhe leshi.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here