Kërpaçi ‘plas’ deklaratën e fortë: Në 25 prill socialistët do të jenë të parët që do e shporrin kancerin që ju ka hyrë në parti

0
91

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi, ne nje reagim ne Facebook, deklaron se Edi Ramës i dhemb akoma që LSI e ka deklaruar qartë që nuk bën koalicion me Ramën!

Postimi i plote:

“Sot kryeministri në ikje, në vend të japi llogari para shqiptarëve çfarë bëri me timonin e mandatit të dytë ku qeverisi i vetëm pas masakrës së çunave problematikë të 2017, u mor përsëri me LSI  falë së cilës u bë kryeministër në mandatin e parë! Nuk ka faj!

I dhemb akoma që LSI e ka deklaruar qartë që nuk bën koalicion me Ramën!

Ende vajton pwr koalicionin që e solli në pushtet, aq sa nga makthi shkeli dhe marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar Kushtetutën, vetëm e vetëm që LSI mos të bëjë koalicion me PD meqë me PS nuk bën!

Mos u shpërfytyro duke akuzuar LSI, opozita e bashkuar do qeverisë me të rinjtë dhe  qytetarët e këtij vendi që duan drejtësi dhe dinjitet!

Dhe sa për qelizat kancerogjene, pyet socialistët e thjeshtë, familjet e dëshmorëve të luftës, se kush janë kanceri që ju hyri në PS herë si malinje mjafti dhe herë si malinje rilindje! Pyeti dhe do të ta thonë ata se kanceri është sekti rilindjes që hyri në trupin e PS duke shkatërruar çdo vlerë intelektuale dhe qytetare të saj, dhe duke përhapur metastazat e krimit të organizuar me lekët e oligarkëve!

Por në 25 prill socialistët do të jenë të parët që do e shporrin kancerin që ju ka hyrë në parti, dhe shqiptarët kancerin që ju ka hyrë në shtëpi duke i varfëruar në vitet malinje të qeverisjes suaj.

Por deri atëherë, ti do vajtosh përsëri për koalicionin e humbur me LSI, dhe ne së bashku me shqiptarët do pastrojmë çdo mbeturinë kancerogjene MAVI !”, deklaron Floida Kërpaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here