“I duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike”/ Bardhi: Rama në fund të karrierës, sot tregoi se ka shteruar nga çdo ide

0
73

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke komentuar asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, shkruan se Edi Rama tregoi se është në fund të karrierës së tij politike dhe është I shteruar nga çdo ide.

Postimi i plote:

‘Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjëndje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.

Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shterruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.

Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi.

Në #25Prill shqiptarët do të vendosin për #ndryshim!’

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here