Salianji: Po mos ishin demokratët e primareve 61 bashkitë do faleshin te Edi Rama!

0
163

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha në një intervistë për Euronews Albania se pa kandidatët demokratë të dalë nga primaret, opozita nuk do të mund të fitonte në asnjë nga 61 bashkitë e vendit.

 

Salianji bëri thirrje që demokratët të kapërcejnë përçarjen dhe të bëhen bashkë në qëllimin e  përbashkët që është largimi i Edi Ramës.

“Nëse nuk do të ishin demokratët e primareve, do të ishin sërish në situatën kur do të faleshin të 61 bashkitë. Ka qenë një projekt për t’i hapur rrugë Ramës për të kontrolluar gjithçka. Opozitarët duhet të votojnë kandidatët e opozitës, është detyrë e të gjithë deputetëve të PD që të kapërcejnë ndasitë dhe të bëjnë të mundur ndryshimin në një vend ku sot gjithçka e kontrollon Edi Rama. E vetmja rrugë për të ndryshuar diçka është që të votojnë kandidatët e opozitës”, tha Salianji.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here