Francezët me zjarr, shqiptarët me fishekzjarr

0
185

Nga Lutfi Dervishi

Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë rrëmujë. Shkaku? Një vendim i Presidenti Macon, për të rritur vetëm me dy vjet moshën e pensionit nga 62 vjeç në një 64 vjeç.

Francezët, të njohur për dashurinë e tyre të pa masë për kohën e lirë dhe verën e mirë, nuk e kuptojnë pse duhet të sakrifikojnë dy vjet të tjera punë kur mund të shijonin pensionin e merituar.

Ndërsa lajmi u përhap me shpejtësi, rrugët e Parisit u mbushën me aromën e gomave që digjen dhe zhurmat e qytetarëve të pakënaqur.

Kulla Eifel, dikur një simbol i dashurisë dhe romancës, tani qëndron si një fener/pishtar proteste, me pankarta që kërkojnë anulimin e këtij vendimi të papëlqyeshëm.

 

Kafenetë, dikur plot me njerëz të gëzuar dhe biseda të gjalla, tani vlojnë nga debatet e ashpra rreth moshës së pensionit.

 

E gjitha kjo nuk do të ndodhte nëse francezët do të ishin njoftuar në kohë se përtej detit Adriatik, qeveria shqiptare e rriti moshën e daljes në pension nga 60 në 65 vjeç…

Shqipëria, vendi i njohur për trazira dhe kaos, vendi ku për një “plesht djegin jorganin” këtë vendim e quajti “reformë të shkëlqyer”.

 

Kafenetë e rrugët e Tiranës u mbushën me qytetarë të gëzuar, duke festuar me ngazëllim lajmin se do të punonin edhe pesë vite më shumë.

 

dhe zhurma nga muzika u ngjitën aq lart sa Parlamenti u detyrua të mblidhej me urgjencë për të miratuar një ligj të ri për ndotjen akustike.

 

Arsyeja se pse francezët protestojnë sot dhe shqiptarët u gëzuan 8 vite më parë për rritjen e moshës së pensionit u zbulua vetëm kohët e fundit.

 

Shqiptarët kanë festuar për rritjen e moshës së pensionit se e kanë ditur që në këtë vend do të punojnë indianët, tajlandezët, afrikanët …dhe vetë do të shkojnë për azil, ndoshta në vende si Franca.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here