Presidenti: “Shakaxhijtë e integrimit” do të më kenë gjithmonë përballë

0
117

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur ashpër kryemistrit Rama dhe ministres Spiropali, të cilët i quan  “Shakaxhijtë e integrimit”.

Meta iu kujtoi  që ai nuk bën aktrime me historinë, sepse ai vjen nga një vend që ka qenë bazë për partizanët dhe do të jetë gjithmonë përball tyre që janë ordinerë.

Deklarata e presidentit:

‘O shakaxhinjtë e integrimit!

Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time!

As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe!

Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.

O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre.

Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre.

Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!

Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!’” tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here