Franca ngre alarmin për koronavirusin: Do të mbyllë të gjitha baret…

0
119

Parisi do të mbyllë të gjitha baret nga e marta ndërsa qeveria franceze ngre alarmin e koronavirusit.

Detajet e plota të kufizimeve të reja do të njoftohen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjasin për dy javë, njoftoi zyra e Kryeministrit Jean Castex, raporton BBC.

Masat e reja kufizuese në Paris vijnë një javë pas mbylljes së lokaleve në Marsejë.

Niveli maksimal i alarmit në Francë hyn në fuqi kur shkalla e infeksionit në një lokalitet tejkalon 250 për 100,000 njerëz dhe të paktën 30% e shtretërve të kujdesit intensiv janë të rezervuara për pacientët Covid-19.

“Këto masa, të domosdoshme në luftën për të frenuar përhapjen e virusit, do të zbatohen në Paris dhe tre departamentet që e rrethojnë, për një kohëzgjatje prej dy javësh,” shpjegoi zyra e kryeministrit.

Restorantet në qytet do të duhet të vendosin rregullime të reja sanitare në mënyrë që të qëndrojnë të hapura dhe sallat e leksioneve universitare nuk duhet të jenë më shumë se gjysmë të mbushura.

Puna nga shtëpia duhet të ketë përparësi “tani më shumë se kurrë”, thuhet në deklaratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here